Shqipëri: Seanca për Tahirin, Berisha: Dita më e turpshme në historinë e Parlamentit

25.10.2017 11:23:53

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga jashtë seancës së Kuvendit se “siç e shihni, një bandë që ka trafikur me makinën e ministrit të Brendshëm dhe mjete të tjera, 1 ton drogë, ka nënshtruar totalisht dhe shndërruar në narkomazhorancë,

Edi Ramën dhe deputetët e PS-së. Nuk ka në historinë e këtij parlamenti ditë më të turpshme. Kjo është dita e turpit kombëtar të këtij parlamenti,” theksoi Berisha.

Berisha doli nga Kuvendi kur deputeti Ulsi Manja nisi të paraqiste raportin e mazhorancës, që refuzon arrestimin e deputetit të saj Saimir Tahiri.

Para se të dilte, ai bëri një ndërhyrje nga vendi duke zbuluar emrin e personit që dekonspiroi dëshmitaren e Prokurorisë kundër Saimir Tahirit dhe grupit të Habilajve. Berisha tha shprehimisht:

“Për të informuar Kuvendin dhe shqiptarët se njeriu që ka shitur dëshmitarin e mbrojtur të Prokurorisë, oficeren e Policisë, ka vetëm një emër dhe ai është Edvin Kristaq Habili, i cili, pasi mori foton nga Bledi Habili, pasi mori foton e dokumentave, shkoi me vrap në zyrën e Fatmir Xhafës dhe atje identifikuan personin, tradhëtuan duke shkelur sekretin më të rëndë shtetëror. Sepse ka lidhje me çështjen.”