Komuna e Prizrenit para kolapsit nga paditë

09.01.2018 21:47:39

Dy zarfet e para që mori si kryetar i komunës së Prizrenit nuk e gëzuan Mytaher Haskukën.

Buxheti i komunës së Prizrenit për këtë vit është 44 milionë. Këto para nuk i mjaftojnë Haskukës të paguajë as dënimet nga paditë e palëve që i kanë bërë komunës për 10 vjet.  Janë mijëra padi.

Bile Haskuka, thotë se përfaqësuesja ligjore e komunës ka punë shumë të madhe për çdo ditë në gjykata të ndryshme.

Për këtë shkak, kryetari ka vendosur që të angazhojë edhe një avokat dhe të ua shtojë nga një ndihmës, që të përmirësojnë përfaqësimin e komunës.

Me këtë veprim po synohen të zvogëlojnë mundësinë e shqiptimit të dënimeve për komunën.