Në bazë të një kërkimi në internet dhe listave që publikohen vazhdimisht nga mediat ndërkombëtare, bëhet e ditur që lideri kryesor i vendit me një prej ekonomive më të zhvilluara në botë, Xi Jinping i Kinës, paguhet rreth 18,500 euro në vit, apo rreth 1,500 euro në muaj.
Edhe lideri i një tjetër vendi larg më të zhvilluar se Kosova, Narendra Mondi i Indisë, merr rreth 25 mijë euro në vit, apo rreth 2 mijë euro në muaj.
Haradinaj është kritikuar ashpër nga opinioni për rritjen e pagës në gati 100 përqind për vete dhe kabinetin e Kryeministrit. Edhe liderët e vendeve të Ballkanit e kanë pagën më të ulët se Kryeministri i Kosovës.
Paga vjetore në euro
1. Kryeministri i Singaporit: 1.4 milion euro
2. Kryeministri i Australisë: 440 mijë
3. Presidenti amerikan: 335 mijë
4. Kancelari i Gjermanisë: 216 mijë
5. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar: 170 mijë
6. Kryeministri i Japonisë: 160 mijë
7. Presidenti i Turqisë: 130 mijë
8. Presidenti i Rusisë: 125 mijë
9. Kryeministri i Kanadasë: 113 mijë
10. Kryeministri i Kosovës 35, 400 euro
11. Kryeministri i Indisë: 25 mijë
12. Presidenti i Kinës: 18, 500