Komunikimi kombëtarisht/ Letra e Aurel Dasaretit për Vedat Shehun

26.07.2018 09:16:42

Përshëndetje z Vedat Shehu dhe faleminderit për komentin, përshëndetje të gjithë bashkëkombësve që i lexojnë këto rreshta të thjeshta!

Elita evropiane e shqyer midis utopisë dhe idealizmit dhe një realiteti brutal.

***

Sipas Kushtetutës, qeveria ka pushtetin ekzekutiv në Shqipëri. Kjo do të thotë se qeveria është përgjegjëse për zbatimin e vendimeve që vendos Kuvendi. Kushtetuta mbron integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë. Problemi është se 29 vite me radhë, asnjë qeveri, asnjë Kryeministër, as përfaqësuesit e PS e as përfaqësuesit e PD të Kuvendit (anëtarët e parlamentit), nuk e respektojnë Kushtetutën. Abuzojnë, keqpërdorim, shpërdorim, keqtrajtim.

Despoti Berisha iku, despoti aktual është Edi Rama, i cili nuk ka asnjë autorizim të mbushi atdheun tonë të përbashkët me gjuetarët e lumturisë nga Afrika e Azia, të cilët vetëm ai në botë i quan “refugjatë”.

Sikur të kishte qenë “burrë shteti” do të kërkonte nga shefja e BE-së, Merkel, t`i urdhëroje ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë atë menjëherë. Sikur të kishte qenë “burrë shteti” do të kërkonte nga Merkel lëvizje të lirë për shqiptarët e Kosovës e jo të llomotitën për havaje.

Dhe, Rama gënjen shumë dhe shpesh. E lavdëron Merkel-in duke thënë se ajo shpëtoi Evropën në krizën e “refugjatëve”, që nuk janë aspak refugjatë. 98% e tyre janë bura të ri dhe shumë të shëndetshëm, me telefona dhe tesha prej më të shtrenjtave, që paguajnë kontrabandistët 15-30000 euro për person për t`i sjellë në vendet më të pasura të Evropës, duke kaluar nëpër 2-3 kontinente dhe 100 shtete të sigurta ku nuk bëhet aspak luftë. Dhe “refugjatët” ikin e ikin e ikin e nuk pushojnë aspak deri sa të arrijnë në vendin e premtuar, në pikat më të largëta të Evropës, ama bash atje ku ka lek, shumë lek, në Gjermani, shtetet skandinave.

Rama rrenë dhe manipulon opinionin shqiptar. Ishte Angela Merkel ajo që hapi kufirin për emigrantët e paligjshëm të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë (ama jo për Kosovën evropiane).  

Gusht 31, 2015, Angela Merkel deklaroi në një konferencë shtypi: “Wir schaffen das”“Ne mund ta bëjmë atë”! Gjermania mirëpriti “refugjatët”. Kështu ndryshoi Gjermania, kështu ndryshoi Evropa (në të keqe) për të cilën vet Rama e pranoi se i ka keq punët.

Tani, e njëjta Evropë, që 100 vjet na përbuzë si komb dhe vend, në bashkëpunim me Rambo-n tonë i cili zbaton agjendën e Sorosh-it (prej nga edhe merr ryshfet), dëshirojnë që ta shndërrojnë në hale (nevojtore) atë Shqipëri që na ka mbetur.

Shqipfolësit shitën detin, shitën tokën, shitën naftën, shitën gazin, shitën ajrin, SHITËN KANABISIN, këta kriminelë duhet ndaluar menjëherë, kushdo-qoftë ai.

Shqiptarët duhet të mos mbeten indiferent, por të kërkojnë llogari, duke filluar nga kreu i shtetit. Dispozitat duhet të ndiqen. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, duhet të reagohet me të gjitha mjetet dhe kriminelët të përgjigjen.

Pasioni më i zjarrtë për udhëtimet, s`është veçse ajo kënaqësia e rrezikshme e të menduarit plot guxim, për të ndryshuar botën e për të gjetur një përgjigje për të gjitha gjërat, njerëzit dhe ngjarjet. Përballemi me një etje që nuk shuhet me programe dhe libra, por kërkon dhe kushton gjithnjë e më tepër, e cila kërkon të vesh në shërbim të saj zemrën dhe gjakun.

Ditën (natën) e mirë dhe respekt për ju,