Koncensionet, Vasili: Italia i anuloi, qeveria e Tiranës vazhdon hajdutërinë

18.08.2018 15:51:01

Impakti i tragjedisë së Gjenovës në Shqipëri duket se nuk do të jetë vetëm njerëzor për shkak të vdekjes së dy të rinjve në rrëzimin e urës “Morandi”, por edhe politik.

Këtë të lë të kuptosh postimi i fundit në Facebook i kreut të grupit të LSI, Petrit Vasili, i cili duke iu referuar si kritik dhe pozitiv, vendimit të qeverisë italiane për të anuluar koncesionet rrugore, akuzon qeverinë e Edi Ramës se nuk merr shembull por vazhdon hajdutërinë me PPP-të e saj.

Sipas Vasilit “e gjithë Europa është sot ne një reflektim të fortë kritik për atë ç’ka bërë ajo vetë me koncesionet”, por për “një kryeministër dhe qeveri, që kanë objektiv grabitjen dhe rrëmbimin e parasë dhe prones publike, koncesionet janë dhe mbeten instrumenti i adhuruar qe jua mundeson këtë”.

“Greqia,Franca,Spanja,Irlanda dhe se fundi ne menyre dramatike Italia kane provuar se koncesionet kane rezultuar qartazi me leverdi ekonomike zero,nje pastrim parash sheshit,me ngarkesa financiare shume te medha shtese ne ngarkim te shtetit dhe me nje korrupsion te jashtëzakonshëm”, thotë Vasili.

Në vijim ai nënvizon se “qeveria dhe kryeministri jane paralajmeruar rreptë nga Departamenti Amerikan i Shtetit,nga FMN,nga Banka Botërore, nga Ambasada Amerikane ne Tirane, nga BE, nga Standart & Poor’s praktikisht nga te gjithë partneret strategjike politike dhe ekonomike te Shqipërisë”, për katastrfoën që shkaktojnë koncesionet.

Por me gjithë këto parlajmërime, sipas kreut të Grupit të LSI, kryeministri Rama nuk po ndalet duke.

“Kur shtete europiane me kapacitete shume te medha planifikimi dhe vleresimi ekonomik kane deshtuar frikshem mendo me tej per qeverisjen hajdute, amatore dhe korruptive ne Shqiperi se cfare baderdie ekonomike mund te prodhoje. Shteti i ketij kryeministri nuk i ka më kyçet e qeverisjes ne dore por ka thjesht kyçet e sepeteve te parave te vjedhura personale dhe paturpësinë tu lere pas një mal me borxhe shqiptareve. Rrenimi ekonomik dhjetravjecar eshte i qarte dhe ne driten e diellit. Është nje fatkeqesi e tmerrshme per te sotmen dhe te nesermen e brezave te tere”, shkruan Vasili në Facebook.

Në fund Vasili ka një paralajmërim për një skenar negativ që do t’i rëndojë Shqipërisë në breza dhe që sipas tij e ka burimin tek koncesionet e të pangopurve në qeveri.

“Koncesionet jane nje kancer qe po e ha dhe do ta haje Shqiperine dhe shqiptaret per dhjetra e dhjetra vjet. Edhe atyre qe nuk kane lindur akoma ju eshte vendosur ne qafe laku i nje borxhi te poshter,te piset dhe te padrejte. Ngjarjet e fundit ne Itali dhe vendimi i jashtezakonshem dhe pozitiv i qeverise italiane per ti anulluar koncesionet jane shembull i madh. Kryeministri dhe qeveria duhet te ndalen se shkaterruari kete vend me koncesionet hajdute dhe kriminale. Italia e dha shembullin e madh te kurajos patriotike per ta mbrojtur Italine nga kjo e keqe. Po keta te Tiranes ç’do bejne apo rendesi per ta ka qe kusaria te vazhdoje…”, thekson Vasili.