Arkitekti Osmani i quan mashtrime vizuale projektet e Shpend Ahmetit

01.10.2017 10:31:30

Arkitekti Valdet Osmani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i ka quajtur mashtrime vizulese disa projekte për gjelbërim të Shpend Ahmetit.

Shpend Ahmeti përmes një prezantimi për media tha se do të ndan nga 1 milion euro çdo vit për gjelbërim, por Osmani i quajti mashtrime këto, për shkak se sipas tij, Shpend Ahmeti për 4 vite mandat vetëm sa e ka shkatërruar gjelbërimin.

“Mashtrime vizuele edhe me projekte – këto janë projekte mashtruese edhe në paraqitje vizuele. Se sa e donë gjelbërimin u dëshmua në 4 vite me shumë leje të kundërligjshme në zona gjelbëruese ppr edhe një projekt Komunal të kundërligjshëm e kinse PPP në bregun e diellit ku parasheh rrënimin e një fushe sportive dhe shkatërrimin e zonës gjelbëruese me ndërtime të larta”, ka shkruar Osmani në Facebook.