Atentat me armë zjarri në Vlorë, dy të plagosur (Video)

01.10.2017 10:29:27

Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë rrugës Transballkanike, ku dy persona janë plagosur me bershëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.

Ora News njofton se dy personat që janë qëlluar me armë zjarri kanë qenë në makinën Benz me targa VL 6568 C.

Dy personat kanë qenë brenda në makinë kur janë qëlluar me armë zjarri, ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë.

Mendohet se autorët kanë dalë nga një makinë, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar, raporton Ora News.

Dy personat e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja.