Koreja e Veriut paralajmëron se do të testojë një raketë të re balistike

01.01.2017 19:08:29

Koreja e Veriut është në fazën përfundimtare të përgatitjes për testin e një rakete balistike (ICBM), deklaroi sot lideri i saj, Kim Jong Un, sipas medias vendase.

“Ne ishim entuziastë në zhvillimin e armëve të avancuara, vitin e kaluar … Ne jemi në fazat e fundit të përgatitjes për testin e një ICBM-je”, tha Kim në fjalimin e tij televiziv të Vitit të Ri, sipas agjencisë zyrtare koreanojugore të lajmeve, Yonhap.

Ritmi i zhvillimit ushtarak të Koresë së Veriut është rritur nën udhëheqjen e Kim Jong Un, i cili erdhi në pushtet në vitin 2011, pas vdekjes së babait të tij.

Ai ka izoluar pothuajse plotësisht kombin aziatik dhe ka kryer dy teste bërthamore vetëm në vitin 2016.