KORONAVIRUSI PARALAJMËRIM PËR NJERËZIMIN QË TA RIPROGRAMOJ VETVETEN – TË JETOJË NË HARMONI TË PLOTË ME UNIVERSIN!

13.03.2020 13:31:36

Nga: Ahmet Asani

Shkenca ka zbuluar se trupi i njeriut është bashkësi e 50-70 milardë qelizash të cilat në inde e organe të ndryshme të trupit të njeriut kanë role e funksione të ndryshme. Para pakë vitesh biologu amerikan që merret me studjimin e qelizave dr.Bruce Hill, bëri zbulimin epokal i cili fakton se qelizat funksionojnë në princip të njejtë të çipit të kompjuterit, ku rolin e çipit programues të qelizës nuk e luajnë berthama dhe genet, siç është menduar deri tani, por ate rol e luan #membrana e qelizëz!

Në bazë të këti zbulimi epokal mund të vihet në përfundim, që sikur kompjuteri që mund të programohet nga jasht, ashtu edhe qeliza mund te programohet nëpërmjet #membranes! Pra, njeriu është i #programueshem dhe i #riprogramueshem.

E bera fjalën i #riprogramueshem te dallohet per faktin se gjithë njerezit kanë nevojë gjatë jetes ta riprogramojnë vetveten, të downloadojnë programe (mesime) te reja te cilat e mesojnë njeriun si ta ruaj e zhvilloj shëndetin trupor e mendor, e jo te mbeten tërë jeten me programin bazë te punës, ate qe e kanë marr si femi nga prinderit, shkolla dhe rrethi shoqeror, i cili edhe mund te jetë jo i drejtë dhe me gabime!

Në organizmin e njeriut, që thamë se është bashkësi e disa miliardë qelizave (çipave të riprogramueshëm), jetojnë edhe po aq bakterje pa të cilat njeriu nuk do t’mund të jetonte! Për organizmin e njeriut mund të thuhet se është fabrika më e persosur në botë e cila prodhon vet gjitha barnat qe i duhen organizmit.

Por, për te prodhuar organizmi i njeriut barna (ilaçe) atij i duhet lënda e parë ajeri i paster, uji i paster, ushqimi bio, rrezet e diellit e mbi te gjitha ajo që më së shumëti i duhet dhe pa të cilen njeriu nuk mund të quhet njeri – ëdhtë FRYMA e tij NJERËZORE (gjerm.Geist, angl.Ghost, arab.Ruh, kroat. Duh, etj)! E quajta “FRYMA E TIJ”, per te bere dallim nga SHPIRTI te cilin na e jep Krijuesi, që është po ashtu Frymë, por Frymë e dhenë në sherbim!

Të ndalemi të qëllimi i shkrimit i cili është thënë në titull!
• E para si mund te jetë në harmoni me universin kjo mënyre e tê jetuarit të cilën sot e benê njerëzimi! Universi, Zoti, Alllahu , Krijuesi i kesaj bote sido qe ta quaj secili ne gjuhen e vet, nuk e ka krijuar boten që ajo të tymoset me tym te fabrikave e makinave, nuk e krijuar njeriun qe te thithê tym duhani ne vend te ajërit, sepse tymi i duhanit permbanê mijëra substanca helmuese, nuk e ka krijuar njeriun qe te pi alkohol ne vend te ujit, sepse alkoholi shkaterron organin pergjegjes per metabolizmit – mëlçinë, nuk e ka krijuar njeriun mishngrënes, as nofulla, as dhembet e as qelizat e njeriut nuk janë te krijuara që të hanë qeliza shtazore, aq me tepër jo ato të lakuriqit, qenit, macës etj!?

E dyta njeriu është krijuar si qenie që nuk dorëzohet, por qe lufton dhe në rrethana te reja gjenê zgjidhje te reja. Pra, organizmi i njeriut është një mrekulli e cila prodhon vet çdo bari (ilaç) kundër çdo sëmundjeje! Por për këtë tham se i duhen ushqime natyrale dhe më e rëndësishnha i duhet FRYMA shpirtrore e cila perbehet nga MENDJA, PUNA, BESIMI e mbi të gjitha DITURIA – SHKENCA e vërtetê ajo qe na i meson ligjet e UNIVERSIT dhe ruajtjen e balancit mes materiales e shpirtrores!

Mendoj se është kohê e fundit që secili njeri të filloj ta bëjë ate qe duhet bërë:
• te ushqehet me gjera te shendetshme, nga të cilat siç thamê organizmi i njeriut është në gjendje t’i prodhoj vet barërat kundër çdo sëmundjeje.
• të stërvitet çdo dite që trupi i tij të ketë forcê e imunitet.
• të marr dije, të mësoj, lexoj, punoj e kërkoj që të ketë MENDJE TË DITUR!
• të gjejê formen e vet të meditimit, të lidhjes e komunikimit me burimin e jetës, me Unirersin, Krijuesin, që MENDJEN e tij te DITUR ta beje edhe të NDRITUR!

Është e vërtetë se nëse i përkushtohemi vetem ushqimit të shëndetshem qe ka sasi të mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve, nuk mund të parandalohen gjitha semundjet! E vërtetë është gjithashtu që sëmumdjet nuk mumd të ndalen vetëm duke bere stervitje e ushtrime fizike! Poashtu e vertetë është se sëmundjet nuk mund të ndalen vetëm duke u lutur e medituar!

#përfundim:
Por, e vërteta e të gjitha të vërtetave është që nëse i lëmë anash gjitha gjerat e dëmshne dhe fillojme të ushqehemi me ushqime të shëndetshme natyrale, nëse çdo ditë ecim dhe bëjmë ushtrime trupore, nëse çdo ditë meditojmë dhe në çdo kohë e vend përdorim mendjen tonë të ditur e ndritur, nuk ka sëmundje e as virus që e mund njeriun!