Koreja e Veriut propagandon sërish, përdorin fotoshopin për t’u dukur se kanë ndërmarrë masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit

13.03.2020 16:55:49

 

Koreja e Veriut duke u munduar të mbulojë situatën kaotike të krijuar në vend, po përdor sërish propagandën kinse ky vend nuk ka të regjistruar raste me coronavirus.

Ata madje po përdorin fotoshopin për t’i edituar fotografitë ku shihen mjekët duke përdorur maska mbrojtëse, derisa liderin e vendit Kim Jong-Un e shfaq pa maskë – kinse nuk i frikësohet sëmundjes

Shumë fotografi të shkrepura në Korenë e Veriut së fundmi, që tregojnë “angazhimin” e ekipeve të mjekëve që po bëjnë të “pamundurën” për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, janë dërguar te Stuart Gibson, ligjërues dhe ekspert i shkencave forenzike pranë Universitetit të Kentit.

Në njërën prej tyre shfaqen dy femra duke punuar brenda një fabrike, derisa një kolege e tyre qëndron më pas pranë një makinerie.

“Po i shikoj imazhet të maskës së fytyrës dhe rezolucioni i tyre është më i ulët sesa i imazheve tjera, dhe kjo më thotë se ato janë edituar. Nëse shikoni zonën në anën e djathtë të maskës, shihet se si nuk përshtatet për nga madhësia krahasuar me anën e majtë. Ata kanë tentuar t’i editojnë, por edhe aty vërehet një lëvizje e vogël e rezolucionit”, ka thënë Gibson.

Sipas tij njëjtë ka ndodhur edhe me imazhet tjera që sipas tij janë të edituara dhe më këtë është munduar që botës t’i hidhet hiri në sy, kinse po ndërmerren masat kundër përhapjes së coronavirusit.