Koronavirusi përplas Kinën me SHBA-në, notë proteste pas komenteve të zyrtarëve kinezë

14.03.2020 17:55:33

SHBA-ja nuk e priti aspak mirë një koment nga një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Kinës që i akuzoi se koronavirusi është futur në Wuhan nga ushtria amerikane. Në qytetin e Wuhan-it në Kinë shpërtheu koronavirusi, nga ku më pas u përhap në shtetin kinez, Evropë, SHBA, Australi, e pjesët e tjera të botës.

Deri tani numri i të infektuarve është mbi 114 mijë dhe i të vdekurve mbi 5 mijë.

Në SHBA është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Departamenti i Shtetit i dërgoi një notë proteste ambasadorit kinez në Shtetet e Bashkuara, pas këtyre akuzae ndaj ushtrisë amerikane.

“Ambasadori kinez u thirr për një deklaratë nga një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze për koronavirusin”, tha një burim nga Sekretariati amerikan i Shtetit për Reuters i cili dëshironte të mbetet anonim.

Zhao Lijian, zëdhënësi i parë për Qeverinë e Kinës dhe një zyrtar i Ministrisë së Jashtme, postoi në mediat sociale një raport të publikuar nga një faqe online kanadeze me tematika komploti, që sugjeronte se virusi mund ta kishte origjinën në Shtetet e Bashkuara, e se ai kishte ardhur në Kinë nëpërmjet ushtarakëve amerikanë në lojërat e Luftërave Botërore, të cilat u mbajtën kohë më parë në Ëuhan.

Më parë, Zhao postoi një video nga një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, i cili sugjeroi që Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ishin “kapur në veprim”, duke thënë se “pacienti zero” me gjasë ishte amerikan.

Në njërën nga tweet-et, Zhao deklaroi se Drejtori i Qendrës, Robert Redfield, pranoi se disa amerikanë, të cilët duket se kanë vdekur nga gripi, ishin testuar pozitivisht me koronavirus.