Bashkimi më i madh i edukimit në Evropë i ka dërguar një letër kryeministrit të Britanisë së Madhe Boris Johnson, se përse shkollat në mbretëri nuk janë mbyllur, ndërsa numri i të prekurve nga koronavirusi vazhdon që të shtohet.
Ata duan të dinë se përse kryeministri nuk ka mbyllur shkollat në vend, ndërsa po bën gati urdhrin për të ndaluar grumbullimet masive në vend.
Pak orë pasi Irlanda vendosi që të mbyllte për dy javë shkollat dhe universitetet, Johnson tha për mediat se mbyllja e tyre në Britani do të shkaktonte më shumë dëm se sa do të bënte mirë.
Për Bashkimin Kombëtar të Edukimit në Britani, këshillohet që shkollat të mbyllen, pasi në këtë mënyrë parandalohet përhapja e koronavirusit.








































