Nga nesër mbyllen kufijtë me Kosovën, Maqedoninë, Greqinë dhe Malin e Zi

14.03.2020 17:47:55

Kryeministri Edi Rama njofton se dita e nesërme do të mbyllen të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Urdhri hy në fuqi në mesnatë, ndërsa lejohet lëvizja vetëm për transportin e mallrave.

Mesazhi i Ramës:

? NGA NESËR, E DIELË 15 MARS NË MESNATË, ORA 00.00, TË GJITHA HYRJET TOKËSORE NË SHQIPËRI NGA MALI I ZI, KOSOVA, MAQEDONIA E VERIUT DHE GREQIA, DO TË MBYLLEN PËR TË GJITHË UDHËTARËT ME AUTOBUS, MIKROBUZ APO VETURË!

? KUFIRI TOKËSOR I SHQIPËRISË DO TË QËNDROJË KUDO I HAPUR VETËM PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!