Koronavirusi/ Trump u vë vizën edhe britanikëve, shihni çfarë po ndodh në aeroporte

14.03.2020 17:18:52

Presidenti Donald Trump ka pezulluar fluturimet edhe me Britaninë e Madhe, duke krijuar kaos dhe radhë të gjata në aeroporte.

Sot ka hyrë në fuqi masa e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ndalimin e udhëtimeve drejt SHBA-së nga 26 vende të Evropës.

Kjo ndalesë vlen për të gjithë shtetasit jo-amerikanë të cilët në 14 ditët e fundit kanë vizituar ndonjë vendet të Zonës Shengen. Kjo masë ka për synim të parandalojë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Në SHBA, janë konfirmuar rreth 2 mijë raste me koronavirusin e ri dhe 43 vdekje. Presidenti Trump shpalli emergjencë kombëtare të premten, gjë e cila lejon që 50 miliardë dollarë të shfrytëzohen nga shtetet dhe qeveritë lokale për t’u përballur me koronavirusin e ri.