Kosova do të arrijë rekordin më të gjatë kohorë për mosplotësimin e një kushti për liberalizim, tha Havolli

26.09.2017 13:26:32

Jogadishmëria e qeverisë së Kosovës që të merret me demarkacionin me Malin e Zi ka pasur reagime të ndryshme. Si kriteri i fundit për liberalizimin e vizave, demarkacioni është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në profilin e tij në facebook, ka reaguar dhe Sokol Havolli, duke treguar rrjedhën e plotësimit të kritereve për liberalizim, dhe duke thënë se Kosova do të arrijë rekordin më të gjatë të mundshëm për mosplotësimin e një kriteri, transmeton fokusi.org.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

“Kjo puna e afatit rekord për liberalizim të vizave, njëmend do me dalë qashtu. Me këtë qasje, Kosova do ta arrijë rekordin më të gjatë kohorë të mundshmëm.

– 2011-2014 janë plotësuar rreth 15-20 kritere të liberalizimit (mesatarisht 1 kriter në dy muaj)

– 2015-2017 janë plotësuar rreth 70 kritere të liberalizimit (mesatarisht 3 kritere për çdo muaj).

– 2017-? Ka mbetur një kriter i cili s’do të plotësohet dhe do ta arrijmë rekordin e mosplotësimit të një kushti.”