KOSOVA DO TË LIND PRAPË NË SYTË E MI

19.06.2020 16:48:05
Nga: Sabit Rrustemi
( Nekibe Kelmendit, në një variant të ri )
Me maska e pa maska
i hynë në shtëpi
E mbajti veten
nuk u dridh
mësa Bjeshktë e Nemuna
Para syve
i a grinë në plumba
ata që aq shumë i deshi
Ajo s’u ligështua
përbiu lotin
si motin
Ty po t’kursejmë
si qyqe n’rrem po t’lamë
për t’vajtue
u zgërdhinë
Ajo. se si nxori zë e tha:
– e kam Kosovën
pa mend i la
Ku do të mbahesh
për kë do të jetosh
u zverdhën ligaqët
Ajo prapë i dogj si vetëtima:
– për Kosovën
atdheun tim
Do ta djegim
do ta bëjmë hi
desh u kallën gjakpirësit
Ajo
si Zoti Një
duke i ngrënë dhimbjet
në t’veten shtëpi
i qëlloi përsëri
– Kosova do të lind prapë
në sytë e mi
( 19 qershor 2020 )