Kosova me flamuj në gjysmështizë për 11 shtatorin!

11.09.2016 11:10:59

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të  11 shtatorit të vitit 2011 në SHBA, institucionet e Republikës së Kosovës kanë vendosur që t’i ulin flamujt në gjysmështizë.

Po ashtu sot në Prishtinë do të organizohen një sërë aktivitetesh për ngjarjen që ndodhi 15 vite më parë.

Fillimisht Garda e nderit e Policisë së Kosovës në sheshin Bill Clinton do ta ulë flamurin amerikanë në gjysmështizë, pastaj zjarrfikësit do të parakalojnë në sheshet e Prishtinës me sinjalizime të ndezura.