Kosova në rrezik nga një klasë politike idiote dhe nga medie për faqe të zezë!

11.12.2017 16:49:43

Nga Rexhep Kastrati

Wolgang Petrisch është shprehur tepër i shqetësuar për Kosovën, duke e quajtur të dobët dhe buzë kolapsit.  Mirëpo, ky nuk është shqetësimi i vetëm që miq dhe personalitete të ndeyshme kanë shprehur për Kosovën. Diplomatë, ish-diplomatë, analistë dhe personalitete të ndryshme botërore vazhdimisht janë shprehur të shqetësuar lidhur me zhvillimet në Kosovë, duke vënë theksin te një paaftësi e klasës politike për të vënë interesat e vendit para interesave të tjera, për të tejkaluar ndasitë dhe luftën e egër për pushtet.

Po ashtu, personalitete të rëndësishme botërore si dhe institucione ndërkombëtare kanë tërhequr vërejtjen për nivelin e lartë të kapjes së shtetit dhe të korrupsionit që kanë bërë shtetin dhe institucionet e tij të dobëta dhe shumë herë jofunksionale.

Në fakt, këto shqetësime dhe këto vërejtje kanë konfirmuar qoftë drejtpërdrejt, qoftë tërthorazi se kjo klasë politike është e paaftë për të ndërtuar institucione të fuqishme shtetërore, të paaftë për t’u përballur me sfida të vështira dhe të rëndësishme me të cilat është ballafaquar dhe po ballafaqohet Kosova.

Kjo klasë politike e paaftë dhe idiote që e ka dëmtuar shumë Kosovën gjatë viteve dhe që vazhdon ta dëmtojë edhe më shumë, në fakt është shfaqur për të raporte konfliktuale politike, për përçarje deri në luftë brendaahqiptare dhe për të komprometuar aftësitë shtetgoemuese të shqiptarëve.

Dhe kjo ka marr formë të plotë gjatë viteve të luftës kur edhe u përvijuan dy linja kundërkombëtare: linja e Tiranës/Kretës që doli nga mbarsimi politik Nano – Milosheviq në Kretë, dhe linja udbasho-jugosllavokomuniste, e dalë nga nënsqetullat agjenturore.

Qëllimi i tyre keyesor ishte që të rrënohej organizimi politiko-institucional i shqiptarëve të Kosovës, të komprometohej lufta çlirimtare, të instalohej pikërisht një klasë politike idiote dhe e paaftë dhe të binte niveli i pokitikëbërjes në Kosovë në nivel të tribalizmit politik.

Në atë kohë ka zënë fill edhe një korpus medietik që do të ishte i kontrolluar dhe në funksion të përçarjes, luftës speciale kundër organizimit pokitiko-institucional të Kosovës dhe afirmimit të një klase pokitike të paaftë dhe tribale

Ndarja dhe paaftësia e klasës politike në Kosovë për të cilën ka folur Petrisch bazën e ka pikërisht në kohën e luftës dhe është shpërfaqje e angazhimeve të përbashkëta të klasës politike idiote dhe të paaftë dhe të korpusit medietik për faqe të zezë.

Kjo është vërejtur gjatë viteve 2015-2016, kur marrëzia, veprimtaria destruktive, destabilizuese dhe manipulative arriti kulmin dhe kur Kosova ishte në pikën e saj më kritike dhe shpërthyese që nga vitet 1998 – 2000. Dhe tërë kjo ishte rezultat i bashkëveprimit të klasës politike idiote dhe korpusit medietik të faqes së zezë..

Këto ishin vite kur injoranca politike dhe medietike kishte arritur kulmin dhe që kishte për qëllim që tribalizmin politik ta bënte dominues edhe në proceset politike, edhe në ato diplomatike etj.

Paradoksi dhe fatkeqësia e Kosovës është se në kushte të pushrimit të egër diti të organizohet në pikëpamje politiko-institucionale, dhe arriti të bindte botën se e meritonte lirinë dhe mundësinë për t’u qeverisur vetë, kurse në kushtet e pavarësisë politike dhe juridiko-kushtetuese, kjo klasë politike idiote dhe ky korpus medietik për faqe të zezë dëshmojnë për të kundërtën. Tash e do kohë kjo klasë idiote politike dhe ky korpus medietik për faqe të zezë ka treguar shkallë të lartë të paaftësisë shtetformuese dhe shkallë të lartë të papërgjegjshmërisë shtetërore, kombëtare e profesionale, duke e vënë Kosovën në pozitën e një shteti të dobët, të paaftë dhe buzë kolapsit.

Dhe ky është qëllimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj: të bindë aleatët tanë dhe botën se projekti për shtetin e Kosovës është një projekt i dështuar.

Prandaj, para se të ndodhë kjo, shoqëria jonë dhe aleatët tanë duhet të bëjnë gjithçka që ta çlirojnë Kosovën nga kjo klasë politike dhe nga ky korpus medietik për faqe të zezë, e jo të bëjnë eksperimente me individë të paaftë dhe vegla që veç shtet nuk dijnë të menaxhojnë.