Kosova nuk rrezikohet nga terrorizmi (Foto)

16.11.2016 22:36:03

nstituti për Ekonomi dhe Paqe (Economics and Peace Institute) ka renditur 143 shtete të botës sipas shkalles së rrezikut që ato kanë përballë terrorizmit për vitin 2016.

Shqipëria është në vendin e 92-të, ndërsa Kosova e 70-ta.

Ndërkohë, nga vendet e tjera të Ballkanit, Bosnje Hercegovina është më e ekspozuara (renditet e 62-ta), ndërsa më pak të kërcënuara janë Mali i Zi dhe Serbia, shkruan lajmi.net.

Në grupin e ashtuquajtur të katërt të vendeve më të ekspozuara ndaj terrorizimit, ku bënë pjesë edhe Kosova, janë vendet si Japonia, Finlanda, Italia, Republika Çeke, Danimarka, Norvegjia, Qipro etj.

Pra, sipas këtij studimi Kosova duket e rrezikuar po aq sa edhe shumica e vendeve të BE-së dhe është në pjesën e vendeve dukshëm më pak të rrezikuara (shkalla e katërt nga 6 shkallët e mundshme të rrezikut).

Të kujtojmë se në këtë listë, në pjesën e parë të rrezikut janë Britania e Madhe (34) dhe SHBA-ja (36).

Në listën e vendeve më të rrezikuara nga terrorizmi janë Iraku, Afganistani, Nigeria, Pakistani, Siria, e të tjera, ndërsa në Evropë, Franca thuhet të jetë më e rrezikuara dhe është radhitur në vendin e 29-të.

Të dhënat tregojnë se numri i personave që kanë humbur jetën nga terrorizmi për vitin 2015 ka rënë me 10 për qind. Që nga shpërthimi i konfliktit në Lindjen e Mesme besohet se mbi 900 qytetarë nga vendet e Ballkanit kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak.

Shtetet janë renditur në bazë të të dhënave të Konsorciumit Kombëtar për Studime të Terrorizmit dhe Reagim ndaj Terrorizmit  me seli në Universitetin e Marilendit. /Lajmi.net/

global1