Kosova , Serbia dhe ndarjet e mundshme te Serbise !

18.04.2021 14:59:49

“Ideja e ndarjes së Kosovës ka qenë e ngulitur në mendjet e nacionalistëve serbë, në të gji.tha konferencat dhe takimet për Kosovën, që nga Rambujea e deri në ditët tona.
Mirëpo serbët, kurrë nuk kanë dashur ta bëjnë publike një ide të tillë. Përse? Për ar.sye se pala që del me idenë e ndarjes së Kosovës, vetvetiu dëshmon se ajo (Kosova) nuk është e saj.
Pas largimit të forcave kolonialiste serbe nga Kosova më 1999 dhe pas shpa.lljes së pavarësisë së saj, Beogradi e kuptoi përfundimisht se Kosovën e ka humbur përgjithmonë. Rrjedhimisht, ide.të për ndarjen e saj nisën t’i afirmojnë gjithnjë më shpesh dhe gjithnjë më hapur.
Ish-kryetari i Serbisë Boris Tadiqi shpesh e përsëriste refrenin e vet: “S’është mirë që një.ra palë t’i realizojë të gjitha kërkesat, e tjetra asgjë. Nuk është mirë që njëra palë t’i marrë të gjitha, e tjetra të mbetet me duar zbrazët”. Kjo fjali e Boris Tadiqit ishte propozim i drejtpërdrejtë për nda.rjen e Kosovës. Më në fund, njëri prej ministrave të qeverisë serbe – Ivica Daçiqi (tani kryeministër), disa herë e shtroi publikisht kërkesën e Beogradit për ndarjen e Kosovës. Fjalia: Edhe ne serbët duhet të nxjerrim diçka nga Kosova është bërë refren i Tomisllav Nikoliqit dhe i Ivica Daçiqit. Këta pandehin se territoret hi.storike, të banuara nga popuj etnikë dhe rrënjës, janë mall që nxirren në treg.

Duhet shtuar se serbët shfaqën edhe një ide tjetër: Bisedimet për nda.rjen e Kosovës, të zhvillohen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.
Duke qenë se serbët kërkojnë ndarjen e Kosovës, vetvetiu kjo dë.shmon se Kosova s’është e tyre. Mund ta nxjerrësh në ankand vetëm një mall që s’është i yt.
Deri më sot, kur bëhej fjalë për Kosovën, autoritetet serbe i re.feroheshin Kushtetutës së Serbisë, sipas së cilës Kosova na qenkësh pjesë e saj.

Meqë sot, edhe ministrat serbë, përfshi dhe krye.tarin e qeverisë, dalin botërisht me idenë e ndarjes së Kosovës, shtrohet pyetja: Ç’u bë vallë me kushtetutën serbe, sipas së cilës Kosova është pjesë e Serbisë?!
Me fjalë të tjera, serbët, kur duhet t’i mbajnë nën sundim te.rritoret joserbe, i referohen kushtetutës së tyre dhe vice versa: Kur u shkon në favor diç tjetër, atëherë aspak nuk ngurojnë ta shkelin kushtetutën e vet.
BE-ja duhet të ketë parasysh faktin se Kosova, si çdo shtet tje.tër i kontinentit, përpos popullit shumicë shtetformues, ka edhe disa pakica etnike. Nga kjo del se, trajtimi i veçantë i minoritetit serb në Kosovë, do të ishte në kundërshti me parimet perëndimore mbi minoritetet. Shkëputja e një pjese të Kosovës, do të krijonte një Kosovë pothuajse etnikisht të pastër, gjë që do të ish.te në kundërshti me standardet evropiane mbi pakicat.
BE-ja duhet të ketë parasysh faktin se minoritetet serbe në disa nga ish-republikat e Jugosllavisë, s’janë të vetmit që jetojnë jashtë vendi amë – Serbisë.

Shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete të ra.jonit: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Greqi.
Po qe se serbët e veriut të Kosovës kër.kojnë të shkëputen nga Kosova për t’iu bashkëngjitur Serbisë, atëherë të njëjtën do ta kërkonin:
– shqip.tarët e Kosovës lindore;
– shqip.tarët në Maqedoni;
– shqip.tarët në Mal të Zi;
– shqip.tarët në Greqi.
Ndarja e Kosovës do të determinonte edhe ndarjen e Maqedonisë midis Shqi.përisë dhe Bullgarisë. Me fjalë të tjera, ajo do të tretej si flluskë sapuni dhe do të zhdukej nga har.ta gjeografike dhe politike e Ballkanit.
Mirëpo, Serbia nuk çanë fort kokën për pasojat e mundshme të amputimit të një pjese të Kosovës. Beogradi dëshiron trazira dhe rrëmujë. Ideologjitë jo.historike ushqehen me të keqen.
Sikundër shihet, me ndarjen e Kosovës do të çelej Kutia e Pandorës dhe do të shkaktohej edhe efekti i dominos. Efekti i dominos do t’i përfshinte të gjitha shte.tet e rajonit, ngase kudo ka minoritete, grupe etnike dhe pakica.
Pakica kombëtare ka në çdo shtet të ga.dishullit: turq – në Bullgari; hungarezë – në Rumani, në Vojvodinë (Serbi), në Sllovaki, në Kroaci; myslimanë boshnjakë – në Sanxhak të Serbisë dhe të Malit të Zi; grupi etnik sllavofon – në Greqi; kroatë – në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Voj.vodinë; serbë – në Kroaci dhe në Republikën Serbe të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në vitin 1920, Hungaria i humbi dy të tre.tat e territorit të vet, ndërsa sot, një e treta e kombit hungarez jeton jashtë vendit amë – Hungarisë.
Në çdo vend të ra.jonit ka edhe: romë, vllahë (aromunë, cincarë), hebrenj, egjiptianë, grupi etnik me fe islame, e që flet në gjuhët sllave (në vende të ndryshme figurojnë me emra të ndryshëm).
Sipas të dhënave britanike, në Turqi ka mbi katërmbëdhjetë milionë kurdë.

Serbët duan që privilegji i bashkë.ngjitjes vendit amë t’u takojë vetëm atyre dhe askujt tjetër në rajon. Në këtë pikëpamje, BE-ja nuk duhet ta ledhatojë Serbinë.
Atë që e kërkon për vete, Serbia ua ndalon bashkësive etnike që jetojnë nën sundimin e saj. Për shembull, ua ndalon shkëputjen:
– shqiptarëve të Kosovës lin.dore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë);

– myslimanëve të Sanxhakut;
– hungarezëve të Voj.vodinës;
– bullgarëve, në juglindje të Se.rbisë.
Sanxhaku është një rajon i administruar nga Serbia. Sipas re.gjistrimit të vitit 2003, të zbatuar nga Beogradi, aty banojnë rreth 235.000 banorë. Prej tyre, 134.000 boshnjakë (myslimanë), të cilët përbëjnë 56% të popullsisë së përgjithshme; 8000 myslimanë, të cilët përbëjnë 4% të popullsisë dhe 89.000 serbë, të cilët përbëjnë 37% të popullsisë. Numri i përgjithshëm i boshnjakëve (myslimanë) dhe i atyre që janë deklaruar myslimanë (si kombësi) është 142.000, që përbën 60% të rajonit të Sanxhakut. Këto të dhëna serbe mbi strukturën e popullsisë së Sanxhakut nuk përputhen me realitetin. Me fjalë të tjera, përqindja e po.pullsisë joserbe në këtë rajon, është më e madhe.
Vojvodina është një rajon nën dominimin e Serbisë. Në të jetojnë 26 minoritete, duke për.fshirë edhe hungarezët. Sipas regjistrimit të popullsisë të kryer nga Beogradi në vitin 2011, në Vojvodinë jetojnë mbi 251 mijë hungarezë, që përbëjnë 13% të popullsisë së përgjithshme të kësaj krahine. Që nga viti 1945 e deri më sot, Serbia ndaj hungarezëve të Vojvodinës ka ndjekur politikën e shkombëtarizimit. Ka tentuar që në.përmjet kolonëve serbë dhe malazezë, ta ndryshojë strukturën etnike të popullsisë së krahinës. Rrjedhimisht, numri i hungarezëve në Vojvodinë është shumë më i madh se ajo që rezulton nga regjistrimi zyrtar i Beogradit.
Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, shumë hungarezë të Vojvodinës, nën trysninë serbe, u detyruan të largohen nga vatrat e tyre, ndërsa shumë të tjerë, nën akuzën se kanë qenë ko.laboracionistë të ushtrisë gjermane – u ekzekutuan.
Dëbimi i gjermanëve të Danubit nga Vojvodina – Para Luftës së Dytë Botërore në Vojvodinë ka pasur 350.000 gjermanë, të quajtur gjermanë të Danubit. Numri real i tyre ka qenë shumë më i madh. Në peri.udhën tetor 1944 – maj 1945, që njihet si vjeshta e përgjakshme, nën akuzën se kanë qenë kolaboracionistë të ushtrisë gjermane, Serbia zbatoi spastrimin etnik të Vojvodinës, duke dëbuar nga kjo krahinë mbi 250 mijë gjermanë civilë. Këta u detyruan të largohen bashkë me tërheqjen e ushtrisë gjermane. Ndaj gjermanëve etnikë të Vojvodinës, serbët ushtruan reprezalje, ua morën shtetësinë, ua konfiskuan pronat. Në shtëpitë e tyre ven.dosën kolonë serbë, malazezë dhe maqedonas. Të dhënat tregojnë se në vitet 1944-1945, në Jugosllavi, kryesisht në Vojvodinë, serbët kanë vrarë 56.000 gjermanë civilë. Nëpër burgjet serbe, në periudhën e sipërthënë kanë vde.kur nga uria, nga sëmundjet edhe nga të ftohtit 48.447 gjermanë civilë. Shumë gjermanë të Vojvodinës, serbët ia kanë dorëzuar Armatës së Kuqe sovjetike, të cilët menjëherë janë deportuar në Siberi, ku si robër lufte kanë pu.nuar në fushat e minuara. Asnjë prej tyre nuk është kthyer i gjallë.

Të njëjtën dramë e kanë përjetuar edhe mijëra hun.garezë të Vojvodinës.
Duke i dëbuar gjermanët e Danubit, duke i ekzekutuar, duke ua shkaktuar vdekjen nëpër burgjet famë.keqe dhe duke ua dorëzuar sovjetikëve (rusëve) për t’i deportuar në Siberi, serbët arrijnë ta ndry.shojnë përbërjen etnike të Vojvodinës.

Asnjëra nga bashkësitë etnike joserbe që jetojnë nën pushtetin serb, si shqiptarët e Kosovës lindore, mys.limanët e Sanxhakut dhe hungarezët e Vojvodinës, nuk e ndjejnë Serbinë si shtet të vetin. Për.kundrazi, e ndjejnë veten nën pushtim.
Kosova lindore (tri komunat shqiptare) si dhe rajoni i Sanxhakut, që qeverisen nga Beogradi, janë ra.jonet më të pazhvilluara dhe më të prapambetura të Serbisë. Serbia, në këto dy rajone, kurrë s’ka inve.stohen gjë. Si pasojë, në këto dy rajone mbizotëron një shkallë e lartë e papunësisë. Ndaj tyre, Beogradi zbaton një politikë të heshtur të spastrimit etnik dhe ushtron gjenocid. Si rrjedhojë e ngecjes ekonomike të skajshme, ba.norët e këtyre dy rajoneve fare nuk janë të integruar në proceset ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Serbisë. Këto dy rajone, Serbia i ka shndërruar në geto. Banorët e këtyre dy rajoneve, perspektivën e tyre e shohin në shpër.ngulje: shqiptarët – drejt Perëndimit, ndërsa myslimanët e Sanxhakut – për në Turqi.

Getoizimi i Kosovës lindore dhe i Sanxhakut është pasqyrë e qartë e politikës ser.be mbi barazinë kombëtare.
Kur thotë BE-ja se azilkërkuesit vijnë nga Serbia dhe nga Maqedonia, me këtë nën.kuptohet se ata vijnë, jo nga Serbia dhe Maqedonia, por nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si dhe nga viset shqip.tare në Maqedoni. Nëpërmjet papunësisë së skajshme, Beogradi dhe Shkupi e bëjnë pastrimin etnik të Luginës së Pre.shevës si dhe të pjesëve veriperëndimore të Maqedonisë.
Përveç kësaj, për të ngulfatur çfarëdo kërkese të shqiptarëve të Kosovës lindore, Serbia në atë ra.jon ka përqendruar forca ushtarake të mëdha.
BE-ja duhet t’i imponojë Serbisë një Plan të Ahtisarit, që do t’u garantonte të drejta eks.kluzive shqiptarëve në Kosovën lindore (tri komunat shqiptare), si dhe myslimanëve të Sanxhakut.
Mbi çfarë baze Serbia e kërkon për vete atë që s’ua njeh të tjerëve?! Në bazë të politikës së forcës?! Dhe shih hipokrizinë, dhelpërinë dhe dredhinë! Në një anë Beogradi, pa reshtur deklaron se “çës.htjes” së veriut të Kosovës do t’i qaset në rrugën paqësore, e në anën tjetër, qasjen paqësore e mbështet krye.këput më forcë. Çfarë paradoksi! A duhet ta lejojë vallë BE-ja një kundërthënie dredharake të këtillë .

Beogradi synon t’ia shkëpusë Kosovës pjesët e banuara me 5% serbë. Atëherë shtrohet pyetja: Si do ta kompensojë dhe në ç‘mënyrë do ta arsyetojë shfrytëzimin serb të Kosovës – të viseve të ba.nuara me shqiptarë – që nga pushtimi më 1912 e deri më 1999?

Qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtoni dhe Brukseli, duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se, më parë se ndarja e Kosovës, duhet të bëhet ndarja, dekompozimi dhe fra.gmentarizimi i Serbisë. BE-ja pra, nuk duhet ta mbajë gjallë Serbinë e Madhe, por duhet t’ia bëjë me dije Beogradit se procesi i dekompozimit dhe i fragmentarizmit të Serbisë garashaniniste, mund të fillojë në çdo çast.
Prej Serbisë duhet të ndahen: Kosova lindore (tri komunat shqiptare), Voj.vodina dhe Sanxhaku (i banuar me myslimanë).
Politika serbe e dy kritereve – Serbia është ndër shtetet e rralla në botë, në mos i vetmi, që për vete e kërkon atë që nuk ua njeh të tjerëve. Serbia është i vetmi shtet i rruzullit, i cili për minoritetin e vet jashtë Serbisë e kërkon atë që nuk ua njeh shqiptarëve të Kosovës lindore, myslimanëve të Sanxhakut dhe hun.garezëve të Vojvodinës. Beogradi, për një grusht serbë të Kosovës, kërkon autonomi, d.m.th. shtet brenda shtetit, ndërkaq ndaj shqiptarëve të Kosovës lindore, ndaj myslimanëve të Sanxhakut dhe ndaj hungarezëve të Vojvodinës, ndjek politikë të shkombëtarizimit, të margjinalizimit dhe të getoizimit, duke nxitur edhe shpër.nguljen e tyre nga trojet e veta historike.

Serbia e Madhe e radikalëve dhe e socialistëve serbomëdhenj synon të instalojë më Kosovë një Serbi të vogël. Beogradi kërkon autonomi për serbët e Kosovës, si fazë kalimtare që një ditë, pje.sët autonome t’i shkëpusë dhe t’ia bashkëngjitë Serbisë. Në thelb, me këtë nënkuptohet ndarja e Kosovës, e kryer në mënyrë të tërthortë.
Kosova lindore (tri komunat shqiptare) është zonë strategjike, për arsye se në.për të kalon korridori 10, që e lidh Serbinë me Greqinë, me Egjeun dhe me Mesdheun.
Lidhur me tërësinë e tokave të Kosovës, për dallim nga vende të cak.tuara të Evropës që janë të pavendosur, SHBA-ja dhe Gjermania kanë qëndrim të prerë: Tërësia tokësore e Kosovës është e pacenueshme.”