Kosova vend atraktiv i të bërit biznes

19.03.2017 12:35:37

 

“KKZHE si platforma më e rëndësishme e dialogut publik-privat, është duke funksionuar mjaft mirë dhe deri tani ka diskutuar çështje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, si MSA.

Raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes, adresimi i shumë kërkesave të ardhura nga komuniteti i biznesit në funksion të mënjanimit të barrierave dhe burokracisë së panevojshme e çështje të tjera dhe ka marrë një sërë vendimesh me interes për përmirësimin e klimës së të bërit biznes.
Ndryshimet pozitive në mjedisin afarist në Kosovë janë evidentuar edhe nga Raporti i Bankës Botërore për të bërit biznes, në të cilin raport Kosova është renditur në vendin e 60-të duke u përfshirë në listën e shteteve me mjedis të mirë afarist. Po ashtu, sukses të lartë kemi arritur edhe në indeksin e lirive ekonomike i publikuar nga Fondacioni HERITAGE, i cili sivjet e ka nxjerrë Kosovën në vendin e 46-të në nivel global duke shënuar rritje të lartë në krahasim me vitin e kaluar ku mbanim vendin e 84-të” ka theksuar Hykmete Bajrami, Ministre e Industrisë dhe Tregtisë.