Krijimi i qeverisë, mund të varet nga fjal e ndërkombtarëve

23.06.2017 20:46:53

Sonte në emisionin “n’Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), është diskutuar për procesin zgjedhor të 11 qershorit dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Albert Krasniqi nga instituti Demokratik i Kosovës (KDI),  vlerësoi se ndërkombëtarët kanë shumë ndikim në Kosovë dhe rajon. “Kjo është parë edhe në Maqedoni, pa nj rol të tyre do të mund të kishim trazira dhe dhunë. Ne në Kosovë nuk do të jemi imunë në këtë ndikim. Prapë ndërkombëtarët  do të kenë fjalën e tyre. kanë pasur ndikim. Sa do të jetë e dhimbshme, por ata do të jenë aktiv. Ne nuk jemi të pjekur shumë që marrim vendime”, tha Krasniqi.
Ai vlerësoi se është gjë e mirë që kemi pasur proces të rregullt zgjedhor dhe që kemi pranim të rezultatit nga ana e partive politike. “Nuk duhet të parë rezultatet të koalicioneve ato që janë tani, pasi që votat që i kanë nuk janë fuqia e tyre. Rezultatet janë befasi,  këto kanë ndikuar nga koalicionet e fundit”, tha ai.
Sipas tij partitë politik duhet të masin opinionin publik. “Ato duhet të masin opinionin publik. Edhe ndërrimi i figurave publike tek partitë politike duhet të shkojnë në mënyrë graduale dhe jo në mënyrë të shpejt”, tha ai. Krasniqi vlerësoi se nuk është votë reale.
Ai tha se duhet të kemi reforma tek partitë politike. “Partitë politike duhet të kenë rifreskim. LDK në këto zgjedhje u hap për individët e ri, por në këto zgjedhje u vërejt menjëherë në rënie. Elektorati ka treguar se çka po dëshiron. Edhe PDK-ja, ka larguar individët që kanë pasur afera. Nuk u është dhënë një meritë PDK-së, për largimin e këtyre individëve”, tha ai. Krasniqi vlerësoi se ka një largim të njerëzve që kanë qenë më të afërt me Z.Thaçin. Kurse për VV, ai tha se 90 për qind e ish deputetëve të vjetër do të jenë në legjislaturën e re’, tha Krasniqi.
Kurse analisti Albinot Maloku, tha se nga këto zgjedhje të gjithë pjesëmarrësit janë fitues.

“PAN-i ishte fitues mbi bazën e numrave dhe qasjen juridike, me ligje dhe vota jemi në rregull. VV është fitues, fitues i momentit, LDK është fituese pasi që është larguar kasta e vjetër politike, që ka të bëjë me largimin e Mustafës, i cili ka dështuar ën tri palë zgjedhje”, tha Maloku.
Sipas tij humbësit janë ata që nuk dolën për të votuar. Ai vlerësoi se në këto zgjedhje ka pasur alternative për të votuar. Ai ka folur edhe për krijimin e qeverisë së Kosovës. “Nuk duhet të kemi një kryeministër nga zarfi, kjo nuk do të ishte e mirë për demokracinë dhe qytetarët e Kosovës”, tha ai.  Për mundësinë e qeverisë teknike, Maloku tha se nuk i duhet Kosovës, një qeveri teknike.