Reagon Nisma pas deklaratës skandaloze të anëtarit të saj për Albin Kurtin

28.12.2019 20:26:15

Pas deklaratës së Haxhi Hotit, bërë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ka reaguar Nisma.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili tashmë është deputet i zgjedhur nga kjo parti, ka thënë se Nisma distancohet nga çdokush që shfaq shenja urrejtje ndaj të tjerëve.

“Nisma ka anëtarë shumë dhe ne nuk mund të japim prononcim për secilin koment individual që e bëjnë anëtarët e saj. Normalisht që distancohemi nga ato komente. Personi në fjalë nuk është në strukturat drejtuese të partisë. Distancohemi nga çdo qëndrim individual i çdokujt që është në kundërshtim me parimet që i ka Nisma Socialdemokrate. Ju e dini si ka qenë dhe si është qasja e Nismës në raport me subjektet e tjera politike dhe liderët e tyre”, ka thënë ai.

Reagimi erdhi pasi, anëtari i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili ishte edhe kandidati për deputet nga kjo parti, të shtunën ka lëshuar një deklaratë të pa matur kundrejt kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.