Krijohet virusi që lufton bakteret rezistente tek njerëzit

01.05.2017 13:33:04

Krijohet qeliza hibride që mund të vrasë edhe bakteret me rezistente dhe vdekjeprurëse. Hulumtuesit thonë se virusi në fjalë është përzierë me baktere dhe viruse të tjera, për të dalë në rezultatin final. Disa viruse janë dizajnuar që të infektojnë bakteret dhe t’i qasen asaj në një mënyrë tjetër përmes sistemit imunitar.

Hulumtuesit ia kanë arritur që të marrin mekanizmin zgjedhës të virusit dhe të integrojnë në një antitrup të sistemit imunitar. Pastaj e kanë bërë të njëjtën gjë edhe me baktere, e cila sulmon bakteret tjera dhe antitrupin njerëzor. Në eksperimentet e zhvilluara në laborator ky hibrid është ngjitur në bakterin Staphylococcus (MRSA) – e cila është vdekjeprurëse dhe rezistente ndaj antibiotikëve.

Pas kësaj i është dërguar sinjali sistemit imunitar që ta sulmoj bakterin. Testimet e zhvilluara me këtë teknike tek minjtë, që ishin të infektuar MRSA, kanë treguar një shifër konsiderueshëm më të përmirësuar të mbijetesës. Tani kanë filluar edhe testimet tek njerëzit, për të vërtetuar në qoftë se kjo teknikë është e sigurt për përdorim.