Krim në familje në Durrës, burri vret bashkëshorten

08.06.2018 23:33:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Raportohet se burri ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij.

Mësohet se Ç.SH ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij A.Sh. 40 vjeçe.

40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital pas ngjarjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.