Kriza politike, Rama takohet me kreun e OSBE-së, Borchardt

15.05.2017 10:23:48

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, është takuar sot në mëngjes me kryeministrin Rama në selinë e Partisë Socialiste.

Sipas burimeve, temë e bisedës janë zgjedhjet parlamentare dhe bojkoti i opozitës, e cila këmbëngul në krijimin e qeverisë teknike dhe dorëheqjen e shefit të ekzekutivit.

Takimi mes Ramës dhe Borchardt vjen pak orë para mbërritjes në Tiranë të zyrtarit të lartë të DASH-it, Yee, i cili do të takohet me Ramën, Metën dhe Bashën në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do t’i jepte fund ngërçit politik në vend.