Kriza politike, takohen negociatorët Balla dhe Bylykbashi, por pa rezultat

16.04.2017 09:27:15

 

Pas thirrjeve të shumta për dialog duket se më në fund ka sinjale. Mësohet se Taulant Balla si përfaqësues i PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD janë takuar pasditen e sotme.

Mësohet se Bylykbashi i ka qëndruar kërkesës për qeveri teknike. PD vazhdon që t’i qëndrojë kushtit se negociata mund të ketë vetëm për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike, që sipas tyre do të garantojë zgjedhjet e lira, ndërsa shumica kërkon një dialog pa kushte.

Burimet thonë se dera nuk është mbyllur dhe Balla e Bylykbashi pritet të takohen sërish javën që vjen.

Kontakti i tyre vjen pas propozimeve të Ramës dhe Metës, si edhe në prag të vizitës së Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili të hënën pritet të përcjellë mesazhe të qarta në Tiranë.