Kriza të reja kërcënojnë Evropën

23.08.2016 23:05:38

Në kushtet kur Europa vijon të mbetet e kërcënuar nga rreziku terrorist, ministrat e brendshëm të Francës dhe Gjermanisë, janë takuar në Paris ku kanë folur pikërisht për këtë çështje që mbetet një prioritetet i momentit.

Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm gjerman, Tomas de Maiziere, nënvizoi se e vetmja zgjidhje për t’i bërë ballë rrezikut terrorist është bashkëpunimi dhe kooperimi mes agjensive ligjzbatuese të shteteve europiane. Kur kanë mbetur vetëm pak javë nga samiti i rradhës së liderve të BE-së i cili do të mbahet më datë 16 shtator në Bratislavë, Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazanueve, ka pritur në një takim homologun e tij gjerman, Tomas De Maiziere, me të cilin kanë diskutuar rreth cështjeve të terrorizmit si dhe mundësivë për të rritur kapacitetet e sigurisë për vendet respektive por edhe për të gjithë kontinentin europian.

Përfaqësuesit e dy qeverive u shprehën se kanë arritur në disa konkluzione të cilat do t’i paraqesin në mbledhjen e rradhës. Në fjalën e tij, De Maiziere u shpreh se e vetmja zgjidhje për t’i bërë ballë një kërcënimi të tillë është bashkëpunimi i ngushtë dhe kooperimi mes shteteve të kontinentit të vjetër.”Ne qëndrojmë bashkë në këto kohë të vështira. Europa duhet të qëndrojë e bashkuar sikurse Gjermania dhe Franca po qëndrojnë të bashkuara në këtë moment. Kjo ësht e vetmja rrugë për t’iu kundërpërgjigjur rrezikut të sulmeve terroriste.

Patëm një diskutim mjaft konstruktiv rreth kësaj cështjeje dhe jemi optimistë. Mund të them se ramë dakord për faktin se Europa ka nevojë për më shumë kooperim në aspektin e sigurisë”, u shpreh de Maiziere. Në samitin e Bratislavës, përvec së ashtëquajturës cështjes Brexit, liderët e vendeve të unionit do të flasin edhe për sigurinë, një temë e cila mbetet një prej prioriteteve të momentit. Përgjatë dy viteve që kemi lënë pas, sulmet terroriste në Europë kanë qënë të shpeshta.

Sigurisht që vendi më i prekur prej tyre ka qënë Franca. Nga ana tjetër, mediat kanë raportuar se Gjermania përballë këtij rreziku, po përgatitet që të vendosë si masë të detyrueshme për cdo familje, mbajtjen e një sasie ushqimi dhe uji të pijshëm që mjafton për dhjetë ditë gjëndje emergjence.