Putin rihap çështjen e Kosovës: NATO na ka rrethuar, por ne nuk jemi budallenj, do reagojmë!

17.12.2020 16:14:50

Vladimir Putin, ka rihapur çështjen e Kosovës në konferencën e tij të fundvitit në Kremlin, ku ka sulmuar Perëndimin se ndërsa ka njohur Kosovën, ka vendosur sanksione ndaj Moskës për Krimenë.

Edhe pse temat kryesore të konferencës ku marrin pjesë mbi 1 mijë gazetarë janë pandemia, vaksinat, zgjedhjet amerikane, situata në ushtri, tubacioni i gazit “Rryma e Veriut 2″, ai sërish ka folur për Kosovën.

“Ne jemi të pafajshëm në krahasim me ju (Perëndimin),” tha Putini kur u pyet nga një gazetar britanik nëse Rusia është gjithmonë e pafajshme apo ka pak për të fajësuar për marrëdhëniet e saj të këqija me Perëndimin.

Udhëheqësi rus kujtoi se Rusia ka baza ushtarake vetëm në zona të rrezikshme terroriste dhe Shtetet e Bashkuara kishin një rrjet të madh të bazave ushtarake në të gjithë botën. Ai shtoi se NATO po zgjerohet drejt kufijve të Rusisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po dalin nga marrëveshjet kryesore ushtarake: në raketa me rreze të mesme dhe me rreze të shkurtër, në qiell të hapur, etj.

“Tani vendet e NATO-s do të fluturojnë mbi Rusinë dhe do t’i dorëzojnë informacionin Shteteve të Bashkuara, ndërsa Moska është privuar nga kjo,” tha ai.

Për më tepër, pa marrëveshjen START-3, siguria botërore do të vihet në pikëpyetje.

Putin deklaroi se Rusia duhet t’i përgjigjet kësaj me lloje të reja armësh. “Kujtoni se ju jeni të zgjuar e ne jemi budallenj?”, tha Putini, duke folur për pretendimet e vendeve perëndimore ndaj Rusisë në sferën ushtarako-strategjike.

Në lidhje me Nagorni Karabakun, Putin është treguar i matur duke thënë se ai është i lumtur që sot nuk ka luftime e për këtë ka kontribuar personalisht.

Ai kujtoi se Armenia nuk e ka njohur kurrë Karabakun dhe nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare, ai është territor i Azerbajxhanit.