Kroaci, 190 raste të reja me coronavirus dhe tre të vdekur

11.09.2020 17:46:04

Në 24 orët e fundit, 190 raste të reja me coronavirus dhe tre vdekje u regjistruan në Kroaci, njoftoi sot Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Gjithashtu është raportuar se një numër rekord i mostrave është testuar deri më tani – 5,549.

Një grua nga Zagrebi, e lindur në 1941, dhe dy burra vdiqën – një nga Spliti, i lindur në 1961 dhe nga Zadari, i lindur në 1943. Thuhet se i ndjeri kishte sëmundje kronike dhe gjendje patologjike kronike, shkruan index.hr.

Numri i rasteve aktive në Kroaci është 2,430, nga të cilët 327 pacientë janë në spital. 26 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi.

Ndryshe, 13107 persona deri më tani janë infektuar me coronavirus ndërsa kanë vdekur 211 njerëz.