Kryeministri britanik në gjendje të rëndë, frerët e qeverisë i merr…

07.04.2020 10:12:01

Dominic Raab, qartazi i tronditur nga ajo cfarë po ndodh, ka marrë në dorë frerët e qeverisë britanike teksa shefi i ekzekutivit, Boris Johnson po lufton me koronavirusin në repartin e terapisë intensive. Sekretari i Jashtëm britanik do të kryesojë një takim të “Kabinetit të luftës” kundër sëmundjes, pasi Johnson ia “delegoi” zyrtarisht detyrën ku gjendja e tij u përkeqësua befas pasditen e së hënës.

Raab, i cili si Sekretar i Parë i Shtetit është zyrtarisht ministri i dytë i rangut më të lartë, u përpoq ta siguronte publikun mbrëmë,  se “ makineria e qeverisë” do të vazhdojë të merret me krizën. Ka shumë pyetje megjithatë se për sa kohë do të vazhdojë ekzekutivi të funksionojë pa një kryeministër aktiv. Ministri i kabinetit, Michael Gove, hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me paralizimin e vendit duke thënë se: ‘Kabineti është organi më i lartë vendimmarrës’.

Por ai e shmangu pyetjen nëse Raab i është dhënë dhe kontrolli bërthamor apo nëse do të ketë fuqinë të punësojë ose shkarkojë ministra të tjerë. Ajo që Gove tha ndërkohë është se gjendja e Johnsonit “ duket konsideruar vërtet frikësuese”. 55 vjeçari u testua pozitivisht për virusin më 26 mars.

I pyetur nëse kryeministri Johnson e kishte minimizuar rrezikun e koronavirusit, Presidenti Donald Trump tha: “Unë mendoj se Borisi po e shikonte atë ndryshe, po e shikonte me mendimin që ‘le të presim se do të kalojë vetë’. Kishte shumë njerëz që mendonin ta kalonin kështu, në pritje, por më vonë e kupton se çfarë ndodh dhe shifrat bëhen gjigante.”