Kryeministri i Kanadasë shpërthen në lot pasi takon refugjatës sirianë

08.12.2016 00:04:06

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau është ritakuar pas një viti me refugjatët sirianë të cilët priti sapo u zgjodh kryeministër i vendit.

Gjatë takimit Trudeau nuk i përmbajti emocionet dhe shpërtheu në lot.

Ai u shpreh shumë i lumtur që i takon pas kaq kohësh dhe premton se do të bëjë për ta më të mirën e mundshme.

*Vitin e kaluar kryeministri i sapozgjedhur në atë kohë ka  shkuar dhe ka pritur në aeroport 1500 emigrantë sirianë të terrorizuar nga luftrat në Aleppo dhe jo vetëm.