Kryeministri Mustafa: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm strategjik i Republikës së Kosovës

10.11.2016 19:40:46

Kryeministri Mustafa ka takuar sot sekretarin britanik të Punëve të Jashtme, Boris Johnson, kurse nëpërmjet një postimi në facebook ka shprehur prshtypjet dhe vlerësimin e tij për këtë vizitë dhe për vetë z. Johnson.

“Pata nderin që sot t’i kaloj disa orë me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson në Prishtinë.

Pas takimit që patëm para një jave në Londër, edhe sot sekretari Johnson na dha mesazhe të fuqishme mbështetjeje për Kosovën, në të gjitha fushat.

Vizita dhe qëndrimet e sekretarit Johnson e bëjnë të qartë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm strategjik i Republikës së Kosovës.” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa.

mustafajohnson

mustafajohnson2