Kryeministri Mustafa përfundon riformatimin e Qeverisë, emëron zv/kryeministri

27.10.2016 16:56:44

Qeveria e Kosovës bën të ditur se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ramiz Kelmendit në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Sot, z. Kelmendi do të dorëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.