Shpërthen granata e dorës, lëndohen dy fëmijë në fshatin Nishor të Suharekës

04.03.2017 18:48:05
Dy fëmijë janë lënduar nga shpërthimi i një granate dore në Nishor pasditen e sotme.
Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë, dhe tani ndodhen në Spitalin e Prizrenit.

Granata e dorës, e cila është gjetur nga ta afër Shkollës Fillore “Bajram Curri”, u ka shpërthyer në një lokacion tjetër larg nga aty , raporton TherandaPost.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Suharekës, e cila për TherandaPost ka theksuar se institucionet e sigurisë kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe hetimet po vazhdojnë sipas procedurave të rregullta ligjore.