Kryeministri Mustafa priti ambasadorin e Maltës, Godwin Pulis

06.10.2016 19:55:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Maltës, jorezident në Kosovë, Godwin Pulis.

Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë si dhe për prioritetet e reformat e Qeverisë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Ai e falënderoi ambasadorin Pulis për përkrahjen dhe kontributin e Maltës për Kosovën.

Ambasadori Godwin Pulis, shprehu përkrahjen e Maltës për Kosovën si dhe përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.