Kryeministri Mustafa uron Donald Trumpin

10.11.2016 11:59:41

Kryeministri Mustafa, me këtë rast, në emër të Qeverisë së Kosovës ka uruar Donald Trump me rastin e zgjedhjes President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës. Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me Shtetet e Bashkuar atë Amerikës dhe me administratën amerikane”, thuhet në urim.

Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast, ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës edhe për Presidentin Barack Obama, sekretarin John Kerry si dhe sekretaren Hillary Clinton, për përkrahjen e dhënë për Kosovën gjatë tetë viteve të kaluara.

Urimet me rastin e zgjedhjes së Presidentit Donald Trump, kryeministri Mustafa ia ka përcjellur gjatë ditës së djeshme edhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.