Kryeminstri Mustafa: Kosova i ka njerëzit punëtorë, resurset ekonomike dhe ambientin e favorshëm për t’u zhvilluar në të gjitha drejtimet

06.10.2016 19:27:01

Kryeminstri Mustafa, në vazhdën e interesimit dhe vizitave në kompani të ndryshme prodhuese, sot ishte në Podujevë, në komapninë “Jaga Group”, që është një investim i përbashkët i një biznesmeni nga mërgata dhe kompanisë investuese gjermane, “Kappa Antipasti”. Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeminstri Mustafa shpreh vlerësimin e tij për këtë kompani, në të cilën shumica janë femra. Kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar përkrahjen e parezervë për investime nga jashtë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e vendit.

Ky është i plotë postimi i plotë i kryeminstrit Mustafa:

“Pak para nisjes për në Shkodër, ku do të përcjellim ndeshjen e djemve tanë ndaj Kroacisë, mora pjesë në inaugurimin e Fabrikës për përpunimin e perimeve “Jaha Group”, në Podujevë, investim i përbashkët i një biznesmeni nga diaspora dhe kompanisë investuese gjermane, “Kappa Antipasti”.
Kjo Fabrikë është shembull i investimit të suksesshëm në përpunimin e produkteve bujqësore, të cila po eksportohen në Gjermani, produkte që së shpejti do të mbillen në tokën tonë.
Vizitova vendin e punës të mbi 500 punëtorëve, shumica gra të vyeshme, që kanë filluar punën këtu, ku vura re një ambient shumë të mirë, modern dhe të përshtatshëm pune.
Qeveria e Kosovës do të vazhdojë përkrahjen e parezervë për investime nga jashtë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e vendit tonë.
Kosova i ka njerëzit punëtorë, resurset ekonomike dhe ambientin e favorshëm për t’u zhvilluar në të gjitha drejtimet. Me punë, vullnet dhe besim, së bashku do ta bëjmë realitet.”

14463283_1119673611432208_7080930076456015288_n14470638_1119671778099058_805245226057981703_n 14479690_1119674504765452_6239665166202946083_n 14494605_1119674891432080_5643792941108152458_n 14495525_1119671421432427_4897978253737368898_n