Kryeprokurori Lumezi cakton prokurorin e ri që ta vazhdojë aktakuzën për listat e veteranëve

22.08.2018 16:53:28

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka mbajtur një konferencë për media ku ka bërë të ditur se lënda për manipulimet me listat e veteranëve tashmë i është dhënë një prokurori të ri.

Lumezi është zotuar se shumë shpejt hetimet do të përmbyllen, dhe ajo lëndë do të dërgohet në Gjykatë.

“Më 7 maj është nxjerr edhe aktvendimi për fillimin e hetimeve. Ndërsa më 11 qershor është ngritur një aktakuzë për të cilën kemi thënë se është draft-aktauzë dhe e cila nuk ka qenë e nënshkruar nga prokurori. Pastaj e kemi pranuar edhe një aktakuzë të nënshkruar dhe një shkresë ku theksohet se sygjerimet nga Kryeprokurori i Speciales janë pranuar nga prokurori i rastit, por nëse duhen të gjitha emrat e përfituesve të kundërligjshëm na duhet kohë më e gjatë”, ka sqaruar fillimisht Lumezi, shkruan lajmi.net.

“Duke e parë këtë sitautë ne sot kemi vendosur që një prokuror nga Speciale të vazhdojë me plotësimin e asaj aktakuze sipas sygjerimeve të Millakut dhe në një kohë shumë të shpejt do të ngrisim aktakuzë dhe do ta dorëzojmë në Gjykatë”, deklaroi Kryeprokurori.

Ai ka bërë të ditur se Blakaj i ka emrat e veteranëve mashtrues.

Lumezi ka thënë se do të vendoset masa e përkohshme, që do të thotë veteranët nuk do të marrin këto të ardhura.

Kjo do të zgjasë deri sa rasti të trajtohet edhe nga Gjykata.

“Blakaj i ka deklarata dhe emrat e personave, por ato emra nuk i ka përfshirë në aktin akuzues dhe kërkesa e Millakut ka qenë që ato të shënohen për shkak të propozimit që të ndalen të ardhurat. Dotë vihet masa e përkohshme dhe gjatë fazës së hetimee gjyqësore në fund të procesit do të merret vendimi që të vendoset masa e përhershme të përfituesve të kundërligjshëm”, deklaroi Aleksandër Lumezi.