Kryetari i Ferizajt, z. Muharrem Svarqa takoi pensionistët e Ferizajt

18.10.2017 16:18:39

 

 Z. Svarqa tha se kishte ndjerë  kënaqësi që kish  takuar  një komunitet të fuqishëm siç janë pensionistet.

Në një postim të tij në facebook, z. Svarqa thotë se trajtimin e tyre dinjtoz dhe të merituar e ka obligim secili njeri. Ai atyre u premtojë se gjatë katërvjetshit të ardhshëm me shume hapsira dhe kushte sa ma të mira për pleqëri. Ai tha se gjatë katërvjetshit të kaluar kemi qenë mjaft koheshientë kur kanë pasur ndonjë kërkesë.

ky është postimi i plotë i z. Svarqa në facebook:

Sot me kënaqësi takova një komunitet të fuqishëm siç janë pensionistët. Trajtimin e tyre dinjitoz dhe të merituar e ka obligim secili njeri. Ndërsa ne si institucione do të krijojmë sa më shumë hapësira dhe kushte sa më të mira për vitet e pleqërisë. Kemi qenë mjaft koshientë edhe për këto 4 vite kur kanë pasur ata ndonjë kërkesë.