Reagimi i kryetarit të LDK-së, Isa Fejzullahu në komunen e Skënderajt lidhur me keq-qeverisjen dhe punësimet

07.07.2018 18:21:25

Pa marrë parasysh qysh e si ka ndodh shumë është keq kur njerzit mbesin pa punë dhe është mire që të behët çdo gjë që të rregullohet problemi, ndjejm një keqardhje .

A ka të drejtë morale që “PDK-ja” në Skënderaj të flasë për këtë çështje? për padrejtësi te permen punsime klientaliste, as një fije. Ku ishit ju që 17 vite, ju autoret e ketij reagimi ? për të gjitha padrejtesitë që kanë ndodhë ndaj atyre që nuk mendojnë si ju.

Çysh bre as një fjalë se ngritët kurrë për kushtëzimet politike ndaj mesimdhënsve , drejtorve, punëtorëve , asistenca sociale e mos të flasim për rastë tjera. Spo hyjmë  të vrasjet, plagosjet,  që skeni fol kurrë,  që kanë qenë shumë rastë të rënda dhe shokuese për neve dhe opinjonin Kosovar. E  e që juve as që ju kanë bërë  përshtypje.

Une që nga themlimi jam LDK e ju kurrë së keni marrë mundin më na thanë asnjë fjalë për këto ngjarje tragjike, e di mirë bile nga ju as një ngushëllim në zyren e Deges së LDK-së, nuk ka ndodhë.

Çysh po keni ftyrë me fol ju për drejtësi kur nga puna i keni larguar arbitrarisht 7 mesimdhënës të Komunës së Skënderajt pas 24 vite punë qe kanë mbajt pa para gjallë arsimin Shqip para lufte ne këtë trevë . mëkatar veq që nuk mendojn si ju. Ata i keni larguar nga puna kurse përsonave të masave të dhunshme të okupimit serb që i kanë larguar të njejtit i keni dhanë pagë bile pa punuar  hiq në arsim. Njeri nga ta ishte Kryetar i Komunes paralele Bajë, jau faktoj. Dmth, në një farë forme keni qenë vazhdimisi e masave të dhunshme po skeni fol, nuk di pse?

Sot po folni për drejtësi. Juve ka me ju vra Zoti edhe ju ka vra po spo e dini, qe pse?

Dy këta profesora nga këta 7 ma nuk janë në mesin tonë dhe ju nuk gjetet as forcë as guxim se paku me shkue në familjet e tyre për një ngushllim.

“ Largimi nga puna mu ba egjel, ishalla veq zoti merr hak në ta së as shkau s’ma ka ba çka  më  kanë ba këta ”(ish Pushteti ne Skenderaj ), si sot me kujtohën fjalët e njerit nga këta profesora që e kam pas takue në Repartin Onkolgjik të Prishtines, derisa po merte terapin, ai mjerisht nuk është ma në mesin tonë.

Ky është me shumë së krim. E kam ankesen e tij  duke  ruajtur.  Ju e dini sa padrejtesitë janë berë ndaje anëtarve të LDK-së edhe tjereve të cilët në Komunën tonë kanë pas drejtë veq me nxjerrë një çertifikat të lindjes edhe atë u dashtë me dal te fundit në rendë tek kurrë nuk është kerkush duke pritë ke pas drejt me nreq punë . Po, po shumë  vërtetë  kjo ka qenë e drejta e atyre qe nuk menojnë si ju.

Pra Skënderaj u kanë pas shenderruar  në pronë private të disa personave që kanë vre e kanë kfjellë… s’ja vlenë as me ua përmend emrin.  Qeverisja s’ ka pasë ka pas sundim, sundim Asambleja u kanë veq legjitimim i vednimeve të sundusve . 40 senaca 40 shkelje tanë koha iu ka shkue tu dhanë troje , edhe sot në qytet s’ka as një meter të lire dhe çuditerisht qysh tana këto parcella i kanë marrë njerzit e juvë?  Rastesi bre shumë intersant.

Sipas informatave të mija para një me doket në komunë një donator vjen me ofertë me ndertuar  një çerdhe për fëmijë prej temeli, kur donatori i lyp letrat parcela ku tash çerdhja ish shkue. Tjetra e dini sa denimi po i vjen komunës nga “Mirë” qëverisja e juaj nga ata qe janë larguar nga puna arbitrarisht, filitet për shumë qe kalon mbi 100 mije euro. E shumë e shumë rastë tjera të keqeverisjes së juaj që ketijë vendi i duhet shumë kohë për me u dezinfektue kjo qeverisja 17 vjeçare .

Tash po ndalem  të punësimet në fjalë ku apostrofohet edhe LDK-ja . I kam përcillë  disa debate me qytetar të kryetarit se nuk punsojnë askend.  Unë perkujdesem që të krijohen kushte të barabarta për të gjithë  pa dallime”, edhe aty normal fitojnë me të mirët qe garantoj, që të ketë ligjshmeri, Dhe si rezultat i kësaj njerëzit në komunën tonë po punësohen edhe të subjektve tjera gjithmonë në një garë fer,  dhe kështu ka ndodhë edhe me punsimet e fundit.

Po nuk është problemi të punësimet. Po është problemi së çka është pa nga ajo deri me sot pushteteti i tanishem të Skenderaj ka krijue një hapsirë qe jeta politike  të frymoj lirshëm tek pas 17 viteve nadalë po sigurtë. Me  thanë drejten as vet si kam besuar,  po ja,  kjo po ndodhë.Kjo po vrehet në debatet në Asamble Komunale ku për dallime nga kohrat e shkuara senacat e po zgjasin 8 orë e  dikur 1 orë. Aty vërtetë po ka debatë dhe aty  me sa kam pa unë askuj spo i mohohet fjala e lirë. Çudetirisht reagimi erdhi bashkë në kohen kurë Qeveria kishë dhanë pelqimin për Parkun e Biznesit ne Marinë për të cilin ishit kunder, pra kunder vendeve të lira të punës. . .