Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një letër i shkruan QUINT-it dhe BE-së, Thaçi po tenton t’i garantojë koalicionit qeverisës shumicë në KQZ

21.12.2018 13:43:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot ua ka përcjellë ambasadorëve të shteteve të Quintit, OSBE-së dhe Zyrës së BE-së në Prishtinë një letër në të cilën siç thuhet ka sqaruar qëndrimin e LDK-së rreth tendencave të presidentit Hashim Thaçi për zvarritjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, që nga 27 mars 2018, duke e defunksionalizuar tërësisht këtë institucion kushtetues.

Në njoftimin për media thuhet se Mustafa përmes kësaj letre ka sqaruar dhe reaguar ndaj tendencës së Presidentit Thaçi, pa baza ligjore e kushtetuese t’i garantojë koalicionit qeverisës shumicë në KQZ, duke dëmtuar dhe shkelur të drejtat kushtetuese të LDK-së të cilës i takojnë dy anëtarë në KQZ, e jo vetëm një siç pretendon presidenti Thaçi.