Kryetari Muhaxheri: Faleminderit qytetarë! Do bëhemi kampionë të suksesit!

22.10.2017 23:14:53

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit mundi keq kundërshtarët e tij, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh të gjatë falenderimi dhe garancie se bashkë me ta do të jenë kampionë suksesi.

Ky është mesazhi i z. Muhaxheri:

Të dashur qytetarë të komunës së Pejës,

Më lejoni që me përulje, dhe nga thellësia e shpirtit, po aq sa edhe nga e tërë qenia ime, t’ju drejtohem duke iu thënë:

FALEMINDERIT për votën Tuaj të shenjtë.
Besimi juaj ndaj meje është triumf i suksesit, triumf i zhvillimit, triumf i integrimit, triumf i punës sonë të përbashkët, andaj me plotë bindje ju garantojë se me punë do arrijmë të jemi kampion suksesi në nivel vendi, ndërsa unë ndihem njeriu më me fat duke qenë edhe për katër vite shërbëtori Juaj në këtë rrugëtim.

Të dashur qytetarë të komunës së Pejës,

Unë shoh nga syri juaj, ndjej nga ndjenja juaj, frymojë nga fryma juaj, dhe po ashtu punojë dhe do të vazhdojë të punojë për më të mirën Tuaj, sepse unë jam njëri nga JU.

Të dashur qytetarë të komunës së Pejës,
Unë ashtu si JU, e dua ujin, tokën, bjeshkët, malet dhe po aq edhe njeriun e vendit tim, dhe për këtë ju betohem që së bashku me JU do të vazhdojë të bëjë më të mirën për komunën tonë.

Zoti ju bekoftë
I juaji,

#GazMuhaxheri
#PunaDeshmiaJone
#LidhjaPerPejen