Ku është Atdheu ynë?!

21.04.2020 12:23:16

Nga Skënder MULLIQI

Nga gjërat e vogla deri ato të mëdha ,në fakt së si edhe i kupton njeriu, bëhët ajo që quhet –SHTET. Duke u nisur nga shtëpia, pronat tona , familja, farefisi, të gjitha janë sinonime të shtetit.Të nisemi nga rrugicat tona nga aty , ku i kemi shtepitë dhe pronat që na kan lënë baballarët tanë, e më largë , kjo është vendlindja jonë. Kur fillojmë pak më largë më shikuar, duke filluar nga komshitë, deri të qyteti, e nga qyeteti në qytet, nga krahina në krahinë , kjo është Atdheu ynë .Nese kthehemi në krahun e kundërt të gjitha këtyre , nuk kemi më atdhe, e zhbëjmë ate?! Dhe, natyrisht kjo është tragjike. Neve sikur moti kemi filluar të shkojmë dhe ti shikojmë gjerat nga krahu I kundertë ?!Kur gjërat e imëta deri të ato të mëdhat fillojnë të na dukën asgjë , edhe asgjë na delë përfundimi. Shqiptarëve , e veqmas atyre që po i drejtojnë dy shtetet tona , sikur kan përjetuar kallje truri! Sikur ju ka ndaluar sahati! As nuk po kthehen mbrapa nga historia , e as nuk po shikojnë përpara!E kan harruar prejardhjen e tyre dhe të popullit të vet! I kan harruar sakrificat historike për ta ruajtur çënjen tonë kombëtare ?! I kan harruar martirët , dëshmorët dhe heronjët , që ranë në altarinë e lirisë?! Ku po mbesim ne , ku është Atdheu ynë? Sikur i kemi harruar këto, dhe kemi harruar edhe kush është babai dhe nëna jonë?! E kemi futur vetën në probleme të mëdha. Shikoni sinonimet.Nese Atdheu ynë është “ vendi” nga vjen babai, atëherë është Atdheu, apo në këtë rast vendi ku na lidhen të gjitha përjetimet tona ,të mira apo të keqija, ska rëndësi. Familja, vendlindja, prona janë ,ato janë që na lidhin.Janë të shenjëta për secili njeri. Edhe nese e kemi pasur apo e kemi jetën e keqe , neve na duken të mira, së ajo është fëmijëria dhe rinia jonë, është gjithëqka si një trup i vetëm.Do të ishte mirë të ndalemi pak, ti analizojmë të gjitha këto.Të ndalemi dhe të kuptojmë pse jemi bërë kaq të pakupueshëm, pse e kemi humbur durimin dhe njerëzilëkun? Ne gjithë këtë mesele më shumë po dukemi si mizantrop, autoshovenstë, nuk po e duam veteveten , nuk po e duam vendilndjën , dhe sigurisht pastaj nuk e duam as atdheun?! Pak gjë na ka mbetur nga tradita e mirë që e kishim si popull…?!