Kulla e Eifelit sonte në terr, solidarizohet me Aleppon

14.12.2016 15:56:39

Dritat në Kullën e Eifelit në Paris do të fiken sonte në shenjë solidariteti me banorët e qytetit sirian Aleppo.

Kryetarja e Parisit, Ann Hidalgo, ka thënë se mijëra dritat e Kullës që ndriçojnë tërë qytetin do të fiken në orën 8 të mbrëmjes.

“Ky veprim simbolik ka për qëllim që edhe një herë të alarmojnë bashkësinë ndërkombëtare për intervenim urgjent”, thuhet në deklaratën e kryetares Hidalgo.