Kur Trump i shkruante Obamas: Mos e sulmoni Sirinë! (Foto)

07.04.2017 11:44:08

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të nisur një sulm me raketa ndaj ushtrisë siriane pas një sulmi të dyshuar kimik në Idlib ka bërë që mediat e huaja të sjellin disa postime të tij në Twitter nga viti 2013.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për postime në të cilat Trump kishte kërkuar nga Obama që mos të shkonte në Siri.

Në vitin 2013, Donald Trump, i cili ishte një manjat i pasurive të patundshme, me forcë dhe në mënyrë të përsëritur e kundërshtonte synimin e Barak Obama për të shkuar në luftë me Sirinë, pas sulmeve kimike të dyshuara se janë bërë nga forcat qeveritare siriane.

Megjithatë, sipas medieve të huaja, presidenti Trump sot ka bërë atë për çfarë e kishte kritikuar ish-presidentin Obama.

E vetmja gjë që presidenti Trump e kanë të përbashkët, sipas medieve të huaja, është qëllimi i tij për të zënë Sirinë në “befasi”.