Kush është personi i cili u vra këtë mbrëmje në Tiranë?

29.01.2018 20:19:14

Detaje të reja zbulohen nga vrasja e sotme që ndodhi në Tiranë.

Një 41-vjeqar është vrarë me 5 plumba, të shtëna të cilat kanë rezultuar fatale pasi viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se atentati i bërë pak minuta më parë kishte si autorë dy persona, të cilët ishin duke e pritur në një rrugë afër kryeqytetit pranë morgut dhe pediatrisë.

Është zbuluar edhe identiteti i viktimës i cili quhet Devi Kasmi, 41 vjec, nga Tirana.

Policia njofton se ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bën krehjen e zonës. Autorët kanë qenë të dy me motor dhe me skafandra, ndërsa kanë qëlluar me armë zjarri drejt 41-vjeçarit. Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Dy prej plumbave e kanë prekur në kokë viktimën.