Kush fitoi nga shtrëngimim i duarve Trump-Putin

07.07.2017 22:57:40

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan sot për herë të parë gjatë Samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë. Të gjithë po prisnin momentin e shtrëngimit të duarve mes dy liderëve botërorë, dhe ai çasti nuk mungoi.

Sipas ekspertes Judi James që studion gjuhën e trupit, Presidenti amerikan “e gozhdoi” homologun e tij rus me shtrëngimin historik të duarve dhe dëshmoi se kush e ka statusin më të lartë.

Duke folur për të përditshmen britanike “The Sun”, ajo tha: “Nëse ky shtrëngim duarsh do të ishte “luftë për çmime”, dhe unë jam e sigurt që kështu ishte, atëherë do t’i jepja pikë tores së Trump. Të dy ishin nën presion, por ndërsa Putin afroi me kujdes dorën, Trump u përkul përpara me krahun e shtrirë duke ofruar “mbështetje”. Ky ishte një kurth famëkeq nga Trump dhe Putin nuk kishte asnjë mundësi, por veçse ta mbështeste dorën tek Trump. Trump dukej i qetë. Nëse donte të tregonte dashamirësi por njëkohësisht edhe superioritet, më duhet të them se presidenti amerikan e gozhdoi këtë herë”.

Pas shtrëngimit të duarve, Trump dhe Putin biseduan më pas kokë më kokë për dy orë e 16 minuta për çështjet botërore.