Kush po e pengon të majtën në Kosovë e vise në rrugëtimin e saj pluralist evropjan?

29.04.2020 11:29:35
Të majtat mund të kenë emërtime nga më të ndryshmet, mund të paraqiten e veprojnë në forma të ndryshme, nga Levizje që nuk pranojnë sistemin shumëpartiak, subjekte kripto komuniste që i përshtaten kushteve te pluralizmit duke u deklaruar se pranojnë pluralizmin por ne fakt veprojne me dy programe një legal dhe një tjeter të fshehtë dhe deri te të majtat pluraliste Evropjane të cilat jo vetem që kanë statute e programe legale pluraliste, por parasegjithash kanë Frymë Demokratike Pluraliste!
Prandaj, ajo që është bazike, ajo të cilën duhet ta di secili që dëshiron të veproj në një subjekt të majtë, aq me tepër në një subjekt të majtë që vepron në Ballkan, është që para se të aderoj ta ketë të qartë se kemi dy lloje të majtash, e ato janë:
1. E MAJTA PERËNDIMORE apo EVROPJANE – që pranon pluralizmin demokratik si rrugë të vetme për ndryshime në shoqëri, e majtë e cila ndryshimet në shoqëri i sheh jo si rezultat i dhunës dhe Revolucionit, por si rezultat i Evolucionit dhe Marrëveshjeve shoqërore! Ne kontekstin historik duke filluar nga Revolucioni Francez e deri sot, këtë të majtë do t’mund ta emërtojmë si të majtë Anti Jakobiniste, Anti Robespieriste, anti Leniniste, anti Staliniste dhe në fund në kontekstin historik shqiptar si të majtë ANTI ENVERISTE!
Pra, kjo është ajo e majtë e cila i duhet Kosoves dhe Shqipërisë, e majtë me
FRYMÊ PLURALISTE DEMOKRATIKE, që për Vizion ka një shtet Demokratik ku sundon Ligji e jo Partia, e majtë e cila me shpirt e zemër është kunder sistemit monist njëpartiak, kundër ardhjes në pushtet me dhunë dhe nuk sheh ëndërra qê një ditë do te shuhen gjitha partitë, që në pushtet të mbetet vetëm e majta Komuniste! Parti të tilla simotra të majta ka në Evropën Perëndimore, janë kryesisht parti keto të njohura si PARTI SOCIAL DEMOKRATIKE!
dhe
2. E MAJTA LINDORE – Revolucionare, që është e kundërta e asaj Perëndimore Evropjane! Nëse këtë të majtë e shikojmë në aspektin dhe kontekstin historik nga Revolucioni Francez e deri sot, kësaj të majte i shkojnë për shtati emërtimet si e majtë Jakobiniste, Robespieriste, Bolshevike, Leniniste, Staliniste dhe në kontekstin historik shqiptar do ti shkonte emërtimi Stalinisto-Enveriste!
Pra, kjo është ajo e majtë e cila nga revolucioni komunist i tetorit 1917 e deri në v. 1990, për 73 vite sundoi në gjitha shtetet e bllokut komunist Lindor nga Moska e deri në Tiranë, e majtë kjo komuniste e tipit monist, e njohur me emrat Lindore, Bolshevike, Moskovike, Marksist-Leniniste, Revolucionare, Staliniste, Maoiste, Enveriste, Antiperëndimore, e majtë e cila ende sundon ne Kinē, Kubë e Korenë Veriore të Kim Jong-ut!
Pra, kjo është ajo e majtë e cila nuk i duhet asnjë shoqërie e aq më tepër neve shqiptarëve në Kosovë e vise, që NUK JEMI MËSUAR KURRË të jetojmë pa liri të fjalës e lëvizjes, pa pronë private, pa të drejtën e besimit dhe të izoluar, ashtu siç kanë jetuar vëllezërit tanê në Shqipërinë Enveriste, pa pronë, pa liri të fjalës e lëvizjes, pa te drejtë të besimit dhe te izoluar nga e gjithe bota!
Duhet të pranojmë se në Kosovë e vise, në disa subjekte të majta, ende kemi një Frymë ta quaj Dëbuese, frymë kjo e cila largon dhe dëbon intelektualin dhe veprimtarin patriot shqiptar nga këto subjekte të majta! Janë subjekte këto të cilat brenda vetes ende kanë drejtues politik, të cilët nga v. 1974 e këndej, për 46 vite nuk e ndalën kurrë propangandën e tyre anti pluraliste, anti kapitaliste, anti Perëndimore e anti Amerikane! Janë drejtues politik këta qe sot e kësaj dite kurrë nuk u deklaruan se kanë hequr dorë nga Fryma Moniste Marksiste-Leniniste, nga Fryma Stalinisto-Enveriste, që kurrë nuk u deklaruan se janë distancuar nga krimet komuniste të PPSH-ës e diktatorit Enver Hoxha, por që ende drejtojnë Organet Kryesore Vendimmarrese të subjekteve te majta në Kosovë e vise!