Tani që thuhet se Kim Jong Un ka vdekur, çfarë zbuluan satelitet spiunë tek treni i tij luksoz?

29.04.2020 11:33:52
TOPSHOT - This January 8, 2019 picture released by North Korea's official Korean Central News Agency (KCNA) on January 10 shows North Korea's leader Kim Jong-Un (C) receiving a bouquet of flowers from a Chinese girl upon his arrival at the Beijing station in Beijing. (Photo by KCNA VIA KNS / KCNA VIA KNS / AFP) / - South Korea OUT / REPUBLIC OF KOREA OUT ---EDITORS NOTE--- RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO/KCNA VIA KNS" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS THIS PICTURE WAS MADE AVAILABLE BY A THIRD PARTY. AFP CAN NOT INDEPENDENTLY VERIFY THE AUTHENTICITY, LOCATION, DATE AND CONTENT OF THIS IMAGE. THIS PHOTO IS DISTRIBUTED EXACTLY AS RECEIVED BY AFP. /

Diktatorët i duan trenat e tyre personalë. Hitleri kishte ‘Amerika’, një bishë e blinduar e pajisur me armë kundërajrore, të cilën e përdori si seli lëvizëse në pjesën më të madhe të Luftës së Dytë Botërore.Të dy, Musolini dhe Stalini këmbëngulnin tek karrocat luksoze kur udhëtonin në distanca të gjata. Kjo preferencë i shkon mjaft për shtat njërit prej despotëve të fundit të modës së vjetër, të cilit i duhet gjithashtu të udhëtojë në versionin e tij unik të simbolit të statusit prej tirani.

Kim Jong-un, “ lideri i vetëquajtur brilant” i Koresë së Veriut e i fiksuar pas fuqisë bërthamore, ka trenin e tij ngjyrë jeshile ushtarake, aq fort të blinduar sa i nevojiten dy motorë për ta tërhequr me një shpejtësi prej 37 miljesh në orë përgjatë vendit hekurudhor të vendit. Kur treni u shfaq në stacionin privat pranë pallatit të tij në vendpushimin bregdetar të Wonsanit javën e kaluar, ai u kthye menjëherë në fokusin e satelitëve spiunë amerikanë që kërkojnë prova nëse dikatori është apo ajo gjallë.

Thashethemet se Kim qarkullojnë që prej datës 15 prill, kur ai nuk mori pjesë në festimet që shënuan ditëlindjen e gjyshit të tij, dhe diktatorit të parë komunist të Koresë, Kim Il-sung.

Përflitet se Kim, një duhanpirës i madh dhe shumë mbipeshë, nuk rezistoi pas një operacioni në zemër. Derisa të zgjidhet misteri, lëvizjet e trenit të tij do të ndiqen me kujdes nga Washingtoni dhe Seuli. Duke qenë i madh dhe i ngadaltë, nuk është e vështirë të dallohet edhe nga hapësira.